Vetura godet një këmbësor në Fushë Kosovë, pëson lëndime të rënda NULL NULL 07.09.2024 11:14 07.09.2024 11:14 Aksident trafiku, foto ilustruese. Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.