Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, trajtohet në QKUK

NULL NULL
31.01.2026 08:38

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësore të mitur 7-vjeçare.

Sipas raportit policor 24-orësh, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thotë PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme