Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetura futet në barnatore në Suharekë, lëndohet një pasagjere

NULL NULL
26.02.2024 15:35
Policia e Kosovës
Foto: Arkiv

Një grua është lënduar pasi ishte pasagjere në një veturë e cila sot është futur në një barnatore në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai tha se shoferi i veturës në fjalë e kishte humbur kontrollin dhe si pasojë e ka goditur barnatoren.

Bytyqi ka shtuar se pos pasagjeres së lënduar ka edhe dëme materiale. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme