Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetura elektrike me krahë skifteri

NULL NULL
30.09.2015 13:55

Krijuesi i makinës elektrike Silicon Valley Tesla, e ka lansuar modelin më të ri “Model X”, një veturë sportive që ka dyer në formë të “krahëve të skifterit:, të cilat hapen nga lart që t’i ndihmojnë prindërit t’i fusin fëmijët në veturë me më lehtësi.

“Model X” u lansua afër dy vjet pas modelit të fundit që ka prodhuar kjo kompani.

Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie Elon Musk, ka bërë të ditur se vështirësitë inxhinierike që e kishin shqetësuar në fillim, i kanë dalë më mirë se që kishte pritur.

Vetura zë 7 njerëz dhe me të mund të udhëtosh rreth 400 kilometra me vetëm një mbushje.

Kjo veturë elektrike kushtin 144,000 dollarë dhe kompania Tesla ka deklaruar se do ta prodhojë një makinë të tillë me kosto më të ulët në vitin 2017.

Model X Model

 

lajme të ngjashme