Vetura e policisë godet një këmbësor në rrugën Mitrovicë-Leposaviq NULL NULL 09.12.2024 19:57 09.12.2024 19:57 Policia e Kosovës, foto ilustruese. Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kjo ka ndodhur rreth orës 17:00. Ndërkaq, burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur që vetura që ka goditur personin, ka qenë e policisë.