Vettel i pari edhe në Baku NULL NULL 28.04.2018 18:34 28.04.2018 18:34 Ky është pole position i tretë radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e katërt sezonale Sebastian Vettel do të niset i pari edhe në garën e Azerbajxhanit, në pistën e Baku. Piloti gjerman i Ferrari vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton. Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e tretë më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen. Kimi Raikkonen regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës, duke shpërdoruar një mundësi për t’u nisur mes të parëve. Ky është pole position i tretë radhazi për gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që për më tepër kryeson edhe renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e katërt sezonale.