Vetëvendosje: Mbledhja e Kuvendit të Prishtinës u thirr jashtëligjshëm NULL NULL 24.02.2017 12:50 24.02.2017 12:50 Kryesuesi i Lëvizjes Vetëvendosje ne asamblenë komunale të Prishtines Qëndron Kastrati tha se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm pasi kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi nuk është koordinuar me kryetarin Shpend Ahmeti për pikat e rendit të ditës ashtu siç e thotë edhe ligji, njofton Klan Kosova. Kjo seancë sipas Kastratit është e kundërligjshme dhe qëllimi i opozitës në Prishtinë është që të shmangin kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti që në të ardhmen të vazhdojnë të marrin vendime siç ishte rasti i ndarjes së banesave për veten e tyre.