“Vetëtima për herë të parë në Mars”, zbulojnë shkencëtarët NULL NULL 28.11.2025 18:15 28.11.2025 18:15 Shkencëtarët besojnë se kanë regjistruar aktivitet elektrik në atmosferën e Marsit për herë të parë, duke sugjeruar se planeti është i aftë të bjerë rrufe. Roveri Perseverance i NASA-s, i cili u ul në Mars në vitin 2021, u dërgua për të kërkuar shenja biologjike dhe ka kaluar katër vitet e fundit duke eksploruar rajonin e kraterit Jezero, transmeton Klankosova.tv. Shkarkimet elektrike të quajtura “mini rrufe” u kapën nga regjistrimet audio dhe elektromagnetike të bëra nga instrumenti SuperCam i roverit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Shkencëtarët shpresojnë se instrumente të reja për matjen e shkarkimeve atmosferike dhe kamera më të ndjeshme mund të dërgohen në Mars për të provuar të konfirmojnë gjetjet.