Veteranët nuk “ia lanë shenjë” Muratit të financave (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 07.06.2022 20:29 nga Haris Ademi 07.06.2022 20:29 Protestat e veteranëve nuk kanë lënë shenjë në bindjet e Hekuran Muratit për projektligjin për pagën minimale. Ministri i Financave vazhdon të insistojë se nisma e tij duhet të kalojë, që t’u ndihmohet 100 mijë punëtorëve, ndërsa ndarjen me kategorinë e ish-luftëtarëve thotë se e kanë bërë qeveritë e kaluara. Ky madje tha se lista e fryrë me veteranë të rrejshëm e ka dëmtuar buxhetin e shtetit, andaj duhet pastruar. Të martën në Komisionin për Mirëqenie Sociale, shefi i kuletës së shtetit shtoi se qeveria Kurti u ka ndihmuar qytetarëve përmes disa masave. Shemsedin Dreshaj i Aleancës është i interesuar për mirëqenien e pensionistëve. Murati premtoi reformim të skemës pensionale. Një pjesë të kursimeve pensionit, opozita po do t’ua mundësojë qytetarëve t’i tërheqin tash. Por qeveria vazhdon të jetë kundër. Për qeverinë pati kritika edhe Armend Zemaj i Lidhjes, që s’po reagon si duhet ndaj inflacionit. Qeverisë iu kërkua ta sjell në Kuvend sa më shpejt edhe Ligjin e Pagave, për të cilin Murati tha se është duke u punuar.