Mallorca me postim përshëndetës për Vedat Muriqin NULL NULL 19.06.2026 17:22 19.06.2026 17:22 Vedat Muriqi Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është transferuar zyrtarisht te Fenerbahçe, duke i dhënë fund aventurës së tij trevjeçare e gjysmë me fanellën e Mallorcas në futbollin spanjoll. Ylli dardan rikthehet kështu në futbollin turk dhe në klubin ku kishte lënë gjurmë edhe më parë. Kalimi i tij te gjiganti turk u zyrtarizua mbrëmjen e kaluar, ndërsa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe klubi spanjoll, Mallorca, duke e falënderuar sulmuesin kosovar për kontributin e dhënë gjatë viteve të fundit, transmeton Klankosova.tv. Përmes një postimi në platformën “X”, Mallorca konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Fenerbahçen për transferimin e Muriqit dhe vlerësoi lart ndikimin e tij në historinë e klubit. “RCD Mallorca dhe Fenerbahçe SK kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Vedat Muriqit. Sulmuesi kosovar largohet nga ishulli si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i RCD Mallorca në La Liga”, thuhet në postimin e klubit spanjoll. El RCD Mallorca y el Fenerbahçe SK han llegado a un acuerdo para el traspaso de Vedat Muriqi. El delantero kosovar deja la isla como máximo goleador histórico del RCD Mallorca en Primera División. 🔗 https://t.co/crMyJqtvHp pic.twitter.com/xHdkXaXMKz — RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) June 19, 2026 Gjatë qëndrimit të tij në Mallorca, Muriqi u shndërrua në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar me gola vendimtarë dhe paraqitje të qëndrueshme që ndihmuan klubin të konsolidohej në elitën e futbollit spanjoll.