Vetëm tre zjarre aktive në Shqipëri NULL NULL 19.08.2025 14:19 19.08.2025 14:19 Aktualisht janë tre vatra zjarri aktive dhe dy nën monitorim në Shqipëri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC. Ternovë, Bulqizë: shtatë efektivë të MZSH monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit nga trungjet e thatë. Kulumri dhe Lumi i Trunit, Fushë-Arrëz: Zjarri është shuar, por 50 forca të Forcave të Armatosura po punojnë për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Mali i Bërzhitës, Ibë dhe Durisht: Vatra në terren të largët, pa rrezik për banesat ose zonën pyjore. Damjan dhe Isufaj, Pezë-Helmë, Tiranë: Disa vatra të minimizuara po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikje përfundimtare. Parku Natyror Gërmenj, Leskovik: Situata e qetë pas ndërhyrjes së forcave dhe reshjeve të shiut. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të respektojnë masat për parandalimin e rreziqeve, raporton Tv Klan.