Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëm tre përqind e njerëzve dinë si duhen larë duart

NULL NULL
03.07.2018 18:41

Të lash duart nuk është edhe qe e thjeshtë, dhe kjo vërtetohet edhe nga rezultatet e një studimi, sipas të cilit vetëm tre përqind e njerëzve e dinë se si duhet të lahen duart.

Gjetjet e një studimi të bërë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, ka rezultuar se 97% prej nesh nuk po i lajnë duart siç duhet.

Studimi qeveritar testoi 383 persona në gjashtë kuzhina në Karolinën e Veriut. Më pas u zbulua se për shkak të larjes jo korrekte të duarve, gjysma e tyre përhapnin bakteret nga mishi i papërpunuar në doreza frigoriferike.

Pra si duhet të lahen duart?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë larjen e duarve me sapun për 20 sekonda, duke kapur shpatullat e duarve, midis gishtërinjve tuaj dhe nën thonj, po ashtu dhe pëllëmbët e duarve, shkruan noa, transmeton Klan Kosova. Pastaj duart të thahen në një peshqir të pastër.

lajme të ngjashme