Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëm pesë pozitivë, kaq pak kishte vetëm më 5 qershor 2020 (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 31.05.2021 20:14

Është dita e 151 e vitit, si duket më e bardha e tij, kur bëhet fjalë për pandeminë.

Për herë të parë këtë vit në Kosovë janë shënuar vetëm pesë raste pozitive me Sars CoV2, njofton Klankosova.tv

Ky është numri më i vogël i rasteve të reja të regjistruara, krahas 2,007 mostrave të testuara.

Kësaj situate i paraprinë disa masa kufizuese siç është ndalimi i qarkullimit, orari i shkurtuar i punës së shërbimeve të gastronomisë pas një mbyllje të tërësishme të saj gjatë prillit, e mbi të gjitha vaksinimi i qytetarëve.

Rezultatet e reja të të infektuarve nuk janë komentuar më tepër se sa komunikata e lëshuar, nga mantelbardhët e Institutit të Shëndetësisë Publike.

Sidoqoftë, hera e fundit kur nga laboratori i këtij të fundit u njoftua vetëm për pesë raste pozitive ishte 4 qershori i vitit 2020. Asokohe ishin testuar vetëm 295 persona.

Gjatë kësaj date vendi veçse ndodhej në fazën e tretë të lehtësimit të masave që ishin paraparë nga ministria e shëndetësisë.

Nga 1 qershori i vitit 2020, lejohej lëvizja e lirë, hapja e shërbimeve të gastronomisë, transporti publik dhe taksitë, hapja e teatrove dhe kinemave dhe pjesërisht aktivitetet sportive.

Lehtësimi gradual i masave nisi nga 4 maji ndërkaq para kësaj date qytetarët mund të lëviznin vetëm përmes një orari të rregulluar me numrin e parafundit të letërnjoftimit 90 minuta brenda ditës.

Gjatë kësaj faze, pati raste kur në vend shënoheshin edhe më pak se pesë raste pozitive, e 0 sosh në 24 majin e 2020-ës.

lajme të ngjashme