Jeremy Doku rinovon me Manchester Cityn NULL NULL 19.06.2026 13:46 19.06.2026 13:46 Jeremy Doku do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt deri në qershor të vitit 2031. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe ekspertëve të merkatos, klubi anglez ka arritur marrëveshje me sulmuesin belg për rinovimin e kontratës edhe për tre vite të tjera, ndërsa marrëveshja e re parashikon edhe një rritje të konsiderueshme të pagës së tij. Doku, i cili iu bashkua Manchester Cityt nga Rennes në verën e vitit 2023, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të repartit ofensiv falë shpejtësisë, driblimeve dhe kontributit të tij në sulm. Me këtë lëvizje, drejtuesit e Manchester Cityt sigurojnë të ardhmen e një prej futbollistëve më premtues të skuadrës, duke e lidhur me klubin deri në verën e vitit 2031./Klankosova.tv