Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetaksident në Malësi të Madhe, vdes një 21-vjeçar

NULL NULL
13.12.2024 08:40
Foto ilustruese; Aksident në Shqipëri

Një vetaksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Malësi të Madhe.

Si pasojë, vozitësi 21-vjeçar ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë vetaksidenti ndodhi në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”, ku shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

lajme të ngjashme