Vetaksident në Dibër, humb jetën pasagjeri 20 vjeç NULL NULL 11.03.2023 17:04 11.03.2023 17:04 Aksident trafiku Një ngjarje e rëndë raportohet së fundmi nga Dibra, ku një mjet që po drejtohej nga një 18-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri 20-vjeçar që ndodhej në automjet. Ngjarja mësohet se ka ndodhur nga në fshatin Melan në aksin rrugor Maqellarë – Peshkopi. “Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. S., 20 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Oranews. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.