Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje NULL NULL 18.07.2026 17:38 18.07.2026 17:38 Foto ilustruese nga Policia Kantonale e Aargaut Një 14-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia zvicerane, si i dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, një banor njoftoi policinë se kishte vërejtur një person të panjohur brenda një dhome të banesës së tij, dhe menjëherë u largua në drejtim të Altenburgut, raporton Klankosova.tv. Menjëherë pas njoftimit, disa patrulla të Policisë Rajonale Wettingen-Limmattal dhe Policisë Kantonale të Aargaut u angazhuan në terren dhe nisën kërkimin për të dyshuarin. Gjatë operacionit të kërkimit, një patrullë e Policisë Kantonale të Aargaut gjeti një person të fshehur në shkurre në rrugën Etzelstrasse. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit policor. “Personi i ndaluar rezultoi të ishte një 14-vjeçar nga Kosova. Policia Kantonale e Aargaut e arrestoi përkohësisht nën dyshimin për përfshirje në këtë rast. Hetimet do të përcaktojnë nëse i mituri është përgjegjës për tentativën e vjedhjes me thyerje në banesë”, u tha në njoftimin e Policisë Kantonale të Aargaut. /Klankosova.tv