Vetaksident në autostradën Lipjan – Prishtinë, lëndohet një person NULL NULL 14.06.2024 18:14 14.06.2024 18:14 Aksident, Foto ilustruese Një vetaksident ka ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë, ku një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi. Vetaksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00. “Rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (aksi Lipjan-Prishtinë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thotë Krasniqi.