Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veshje të inspiruara nga ngjyrat e vjeshtës

NULL NULL
01.11.2016 14:30

Përderisa vera sjell ngjyrat pastele të ëmbla, vjeshta ka të bëjë me ngjyrat më të theksuara. E kuqe e thellë, e verdhë vibruese, ngjyrë kumbull, dhe portokalli janë ngjyrat ideale për mot të ftohtë dhe më poshtë janë kombinuar disa veshje, bazuar në ngjyrat tona të preferuara.

Bukur dhe komode

E verdha është një nga ngjyrat më të preferuara, kur bëhet fjalë për nuancat e inspiruara në vjeshtë. Niseni veshjen me një bluzë komode të thurur. Shtoni një palë xhinse të ngushta, një palë çizme, dhe përfundojeni pamjen tuaj më një xhakete lëkurë dhe një çantë të madhe në lejla të fortë . Kjo është mënyra ideale për tu ndjerë komode, nëse do dilni me shoqet për një kafe ose shopping.

f1

Për në zyrë

Ti shtoni shije paraqitjes tuaj për në zyrë, nuk është dhe aq e vështirë. Këshillojmë të filloni me një fund ngjyrë vishnje dhe nga aty mund të imagjinoni vazhdimin. Shtoni një bluzë, geta të zeza, çizme deri tek kyçi i këmbës dhe shtoni sipër një xhaketë që mund t’ju nevojitet kur të ktheheni pasdite.

f2

 

Takimi i darkës

Kombinimi i veshjeve të ndryshme, për të krijuar pamjen për një takim në darkë është shumë i thjeshtë kur arrihet me pjesët e duhura. Filloni me një fustan me motive me ngjyra të vjeshtës dhe shtoni çizme të ngushta deri tek gjuri. Për efekt ekstra shtoni disa aksesorë ngjyrë ari ( një byzylyk të trashë) dhe përfundojeni veshjen më një çantë të madhe të kuqe.

f3

lajme të ngjashme