Veshja juaj ndikon në mendimet e sjelljen tuaj NULL NULL 04.03.2016 10:30 04.03.2016 10:30 Ajo që vishni mund të ndikojë në mënyrën tuaj të të menduarit dhe në aftësitë tuaja negociuese. Të gjithë tashmë e dimë se mënyra se si vishemi flet shumë për personalitetin tonë, mirëpo studimet shkencore të viteve të fundit, kanë treguar se veshja jonë mund të ndikojë në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes. Disa rroba na bëjnë të ndjekemi më konfident dhe më kreativë, disa lloje veshjesh na bëjnë të ndjehemi fizikisht më të fortë, disa lloje të tjera veshjesh na bëjnë të dukemi më inteligjentë, unikë apo rebelë. Veshja e ndikon jashtëzakonisht shumë vetëbesimin Sipas një studimi të “Social Psychological and Personality Science”, disa personave u është kërkuar që të veshin rroba formale para se t’i nënshtroheshin një testi intelektual. Ata që kishin veshur rroba formale u treguan më të suksesshëm në detyrat e dhëna, sidomos kur ishte fjala për detyrat organizative. Komunikimi dhe veshjet Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i karakterit ndikohet nga veshja, ajo është komunikimi. Sipas organizatës Journal of Experimental Social Psychology, njerëzit që veshin rroba formale janë më të mirë në komunikim gjatë mbledhjeve.