Veshja dhe sjellja e Adeles tregojnë se ajo është në lidhje serioze me Rich Paul? NULL NULL 02.09.2021 09:17 02.09.2021 09:17 Adele dukej sensacionale me veshjen e saj, teksa po dilte në takim me agjenti sportiv, Rich Paul. Autori dhe eksperti i gjuhës së trupit, Judi James tha se Adele po përpiqet të duket e thjeshtë shihet në publik me të dashurin , por se ndjenjat e saj janë të thella dhe kuptimplota. Këngëtarja dhe agjenti sportiv ende nuk kanë konfirmuar romancën e tyre, ata as nuk e fshehin atë, duke dalë rregullisht së bashku në Los Angeles. Ata u kapën të hënën në mbrëmje në një darkë romantike, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. Krijuesja e hitit “Hello” në daljen e saj të fundit dukej mahnitëse me një triko të zezë, një minifund ky dominonte ngjyra rozë, një palë çizme të zeza deri në gju, ndërsa flokët i kishte të mbledhura me një kapëse. Adele u kujdes që të respektojë edhe masat kundër koronavirusit, duke mbajtur kështu maskën. Ndërkaq, eksperti James shtoi se përpjekja e Adeles që ta ‘injoroi’ Richin para të tjerëve nuk e ndryshon faktin se ata janë të lidhur. Sipas tij, ata janë një çift që e duan shumë njëri-tjetrin, por thjështë ende nuk janë gati që të dalin para fansave të tyre dhe ta pranojnë këtë gjë.