Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit NULL NULL 11.02.2016 18:25 11.02.2016 18:25 Shkencëtarë nga mbarë bota kanë bërë me dije zbulimin e ekzistencës së valëve gravitacionale,të parashikuara nga Albert Ajshtajni, 100 vjet më parë. Kjo konsiderohet si një ndër zbulimet më të mëdha të shkencës moderne, transmeton Klan Kosova. Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thotë se kjo është e para herë që provohet ekzistenca e atyre që Ajnshtajni i ka quajtur “valë gravitacionale”, që janë ndryshimi i shtrirjes kohë-hapësirë në varësi të përforcimit dhe zbehjes së fushës së gravitetit. Sa më e madhe të jetë fusha e gravitetit, aq më e vogël është shtrirja kohë-hapësira dhe e kundërta, ose sipas parimit të Ajnshtajnit “koha rrjedh më ngadalë atje ku graviteti është më i ulët”. Valët që lidhen me binomin hapësirë-kohë, pritet të hapin dritare të reja rreth universit. Misteri është zbardhur pasi vrojtimit të përplasjes mes dy vrimave të zeza ku nga fuzioni mes tyre është krijuar një tjetër vrimë e zezë, masa e së cilës është sa 62 herë e masës së Diellit. Kjo teori është mbështetur ngaprofesor Stefen Hauking ,ekspert i vrimave të zeza. “Valët gravitacionale na japin një mundësi krejt të re për universin. Zbulimi i tyre pritet të revolucionarizoi astronominë”, u shpreh ai.