Vërshimet në Skenderaj, dy shtëpi të rrënuara e mbi 300 të dëmtuara (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 21.01.2023 21:04 nga Arbreshë Uka 21.01.2023 21:04 Vërshimet e ditëve të fundit ia rrënuan katin e parë shtëpisë së familjes Imeri në Tushilë të Skenderajt. Si pasojë, objekti u bë krejtësisht i pabanueshëm, raporton Klan Kosova. Në fakt kjo është njëra nga dy shtëpitë e zonave të prekura në këtë komunë të cilat janë rrënuar. Edhe atyre që iu shpëtuan sado pak katet e sipërme të banimit, kushtet për jetesë i kanë minimale. Këta dhe gjithë të tjerët që pësuan nga përmbytjet, komuna qysh nga mbrëmja e se premtes dhe gjatë të shtunës po i ndihmon me produkte bazike, ndër më të nevojshmet është uji i pijshëm. E, dëmet konsiderohen të jenë milionëshe, përfshirë infrastrukturën publike, dëmtimet e urave, bizneset dhe ekonomitë familjare. Për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë pësuar, komuna të hënën do e hapë një fond. Kryetari i Komunës, Fadil Nura thotë se kjo ka ardhur për shkak se shumë mërgimtarë dhe qytetarë kanë shprehur dëshirën e ndihmës. Megjithëkëtë shpreson në ndihmën e nivelit qendror, ani se një ankesë e kishte për presidenten Vjosa Osmani, kur kjo e fundit e vizitoi këtë zonë. Aktualisht pos një nënë vetushqyese është strehuar në shtëpinë e të moshuarve, të tjerët kanë gjetur vend tek familjarët. /Klankosova.tv