Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Verona vulos fitoren në minutat e fundit, e mposht Bologna-n

NULL NULL
30.12.2024 22:47

Verona kah minutat e fundit të pjesëve të ndeshjes me ekipin Bologna, i tregoi dhëmbët.

Kjo i mundësoi asaj fitore me rezultat 2-3, përcjell Klankosova.tv.

Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 20-të, e realizatori i saj Benjamin Dominguez.

Mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 38-të kur Domagoj Bradaric futi topin në rrjetën e kundërshtarit.

E minutat shtesë të pjesës së parë për Veronën ishin të dobishëm, ku edhe kaloi në epërsi. Ishte Casper Tengstedt ai i cili e bëri klubin e tifozët që të gëzohen kur rezultati shkoi në 1-2.

Jo fort pas fillimit të pjesës së dytë të përballjes, Dominguez që shënoi edhe golin e parë për Bologna-n e barazoi rezultatin, në minutën e 58-të.

Pak para se të përfundonin minutat e rregullt të pjesës së parë – në atë të 88-tin, Santiago Castro e vulosi fitoren me golin e tij për mysafirët të cilët kanë shumë më pak pikë se vendasit.

Para se të niste ndeshja e të hënës, Bologna e cila mban vendin e shtatë në tabelën e ligës italiane me 28 pikë, 10 më shumë se Verona që ka vendin e 16-të.

lajme të ngjashme