Vërmicë: Kapet drogë, pasagjeri e kishte fshehur në pjesët intime NULL NULL 28.01.2024 09:34 28.01.2024 09:34 Foto ilustruese. Arrestimi Policia e Kosovës ka gjetur 24.07 gram marihuanë në trupin e një shtetasi të huaj, gjatë kontrollit që u krye kur vetura në të cilen gjendej hyri në Vërmicë. Ai ishte pasagjer në veturë, ndërsa ngasës ishte një shtetas i huaj. I dyshuari i e ka pranuar që droga të cilën e kishte fshehur në pjesët intime, është e tij. Ai ka thënë se është konsumues i kësaj substance, raporton Klankosova.tv. “Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit”, shkruan në njoftimin e policisë.