“Verifikim shtesë”, Serbia e ndalon për disa minuta në Merdare avokatin Arianit Koci NULL NULL 12.02.2026 17:14 12.02.2026 17:14 Avokati Arianit Koci është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në Merdare për afro 20 minuta për “verifikim shtesë”. Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga vetë Koci, i cili qëndroi në Beograd si avokat i ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani. “Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, tha ai. Avokati Koci një ditë më parë paralajmëroi nga Beogradi se rasti i Lozhanit po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm. Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani u arrestua të enjten, më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi. Avokati Koci në Beograd: Rasti i Mit’hat Lozhanit kërkon reagim të menjëhershëm