Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bellingham i përgjigjet Tuchelit: Ndoshta nuk e di çfarë do të thotë të luash në këto kushte

NULL NULL
12.07.2026 12:24

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, ka reaguar ndaj komenteve kritike të ish-trajnerit të kombëtares, Thomas Tuchel, i cili nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e “Tre Luanëve”, pavarësisht kualifikimit në gjysmëfinale.

Bellingham mbrojti skuadrën, duke theksuar se përballja ndaj Norvegjisë ishte shumë më e vështirë sesa mund të dukej.

“Ndoshta ai e sheh potencialin tonë, siç thoni ju ose ndoshta thjesht nuk e di se çfarë do të thotë të luash në këto kushte përballë lojtarëve si Haaland, Odegaard, Nusa apo Sorloth. Kjo nuk është aspak një skuadër e lehtë për t’u përballur.”

Ylli anglez shtoi se atmosfera pozitive brenda ekipit duhet të ruhet, pasi objektivi kryesor është arritur.

“Besoj se po përpiqemi të krijojmë një ambient pozitiv dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse jemi në gjysmëfinale.”

Në fund, Bellingham theksoi se jo çdo fitore vjen përmes futbollit spektakolar.

“Nuk i fiton gjithmonë ndeshjet duke qarkulluar topin dhe duke bërë një mijë pasime. Ndonjëherë duhet të fitosh edhe duke luajtur pisët. Dhe pikërisht këtë bëmë sonte”, deklaroi mesfushori anglez./Klankosova.tv

lajme të ngjashme