U rrëzua nga shkëmbinjtë, personi që vdiq në Klos ishte anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar NULL NULL 12.07.2026 12:55 12.07.2026 12:55 Një person, i identifikuar si Erkin Lika, dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit. Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore. Viktima Erkin Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, teksa ishte i apasionuar pas alpinizmit. Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe ekipet nga Kosova për nxjerrjen e trupit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë ende kërkimet./TCh Tragjedi në Klos, 33-vjeçari humb jetën pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar