“Vera andrron Detin” nuk arrin të merr asnjë nga çmimet kryesore në Venedik NULL NULL nga Liridona Gashi 11.09.2021 21:43 nga Liridona Gashi 11.09.2021 21:43 Filmi kosovar “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit nuk ka arritur të marrë ndonjë çmim në Edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Venedik. “Vera andrron Detin” ishte i nominuar për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë”, “Çmimi special i jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”, në kategorinë “Orizzonti”. Por, gjatë ditës së djeshme filmi i fitoi dy çmime përcjellëse, çmimi i Regjisë më të mirë për regjisorët nën moshën 40-vjeçare si dhe çmimi i përfshirjes “Edipo Re Award”. “Vera andrron Detin” merr dy çmime në Venecia, regjisorja Krasniqi: Befasia ishte shumë e këndshme, të dy juritë e vlerësuan filmin shumë lartë