Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendos Qeveria: Objekti i Gërmisë do të bëhet Sallë Koncertale

NULL NULL
23.10.2018 15:54

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta kryejë pagesën e mjeteve për nevojat e shpronësimit të ndërtesës së N.Sh. “Gërmia”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha në mbledhjen e ekzekutivit se ky vendim vjen pas donacionit 15 milionë eurosh për ndërtimin e Sallës Koncertale.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka njoftuar se procesi i shpronësimit të këtij objekti është kryer dhe se projekti kap vlerën e 1.5 milion eurove.

“Bazuar në bashkëpunimin që kemi përmendur propozoj që në draft venim të shtohet: Ndërtesa do të destinohet për krijimin e sallës koncertale”.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës do ta ketë për obligim ta kryejë një pjesë të pagesës për tokën.

Nga ana e tij, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që në përputhje  me Ligjin për Trashëgimi të bashkëpunojë me dikasterin qeveritar që ai drejton, njofton Klan Kosova.

 

 

 

lajme të ngjashme