Vendimi për veteranët: Zotimi i Kurtit, vendim i Supremes (VIDEO) NULL NULL 30.12.2025 20:19 30.12.2025 20:19 Një padrejtësi disavjeçare për luftëtarët mori fund javë më parë. Gjykata Supreme iu dha të drejtë veteranëve të cilëve nuk guxon t’iu ndalet pensioni i veteranit edhe nëse janë duke punuar, raporton Klan Kosova. Për këtë, kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi se do jetë vendimi i parë në qeverinë e re. Por këtë të martë, kur u shënua Dita e Veteranit, nga kjo kategori shprehen të zhgënjyer që për shumë vjet u diskriminuan. Supremja shfuqizoi vetëm ndalesën e ish-luftëtarëve që punojnë në privat, por kjo po thuhet se nuk mjafton. Nga legjislatura e re, veteranët presin edhe një ndryshim meritor. Ndalimi i pensionit për të punësuarit nga kjo kategori ishte në fuqi nga 2018-ta kur u bë Ligji për Veteranët. /Klankosova.tv