Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimi i UEFA-s: Rumania merr tri pikë në tavolinë

NULL NULL
20.11.2024 15:09
kosova largohet nga fusha
Largimi i lojtarëve të Kosovës nga fusha në ndeshjen kundër Rumanisë në Bukuresht, 15 nëntor, 2024. Foto: AP

UEFA-ja e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Rumani-Kosovë në Ligën e Kombeve.

Shtëpia evropiane e futbollit vendosi që t’ia japë tri pikë Rumanisë në tavolinë pasi lojtarët kosovarë braktisën fushën, pas thirrjeve të tifozëve rumunë, njofton Klankosova.tv.

Kosova gjithashtu është dënuar me gjashtë mijë euro për shkak të sjelljeve të ekipit.

Në anën tjetër, federata rumune u dënua me gjithsej 128 mijë euro për thirrje raciste, ksenofobe, diskriminuese, për transmetim të mesazheve politike, hedhje të objekteve, fishekzjarrëve, përdorim të laserëve, pengim të himnit dhe bllokim të rrugëve publike.

Ata po ashtu janë dënuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme