Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendi i cili paguan gratë shtatzëna që të mos pinë duhan

NULL NULL
08.05.2016 18:47

Franca ka ndërmarrë disa politika sociale për t’u ardhur në ndihmë grave shtatzëna, duke i paguar 300 euro në letra me vlerë, ato nëna që vendosin të lënë duhanin gjatë periudhës që janë shtatzëna.

Mirëpo nuk do të përfshihen ato nëna që tymosin cigare elektronike, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, gratë që marrin pjesë në kurse antiduhan dhe ndjekin orë të veçanta për t’u përgatitur për lënien e tij, do të paguhen me 20 euro shtesë.

Ky model është ndjekur edhe në Skoci, ku nënat që linin duhanin përfitonin 600 euro.

Rezultatet atje treguan një rënie të nivelit të duhanpirjes te gratë.

 

lajme të ngjashme