Vendet e G7 do të mbajnë takim urgjent për naftën NULL NULL 09.03.2026 09:36 09.03.2026 09:36 Ministrat e financave të G7 do të diskutojnë të hënën lirimin e mundshëm të rezervave emergjente të naftës, tha një burim qeveritar francez, në përgjigje të rritjes së çmimeve të naftës si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme . Bisedimet u raportuan për herë të parë nga Financial Times, e cila tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë do t’i bashkohej diskutimeve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Tre vende të G7, përfshirë SHBA-në, deri më tani kanë shprehur mbështetje për idenë, tha FT, duke cituar burime.