Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai i Gjyljeta Ukellës, ekskluzivisht për Klanin: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

NULL NULL
16.07.2026 16:27

Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati, ka folur për Klankosova.tv pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Supreme për Edmond Lajçin.

“Nuk deklarohemi më për media. Prej këtij momenti, heqim dore nga drejtësia”, u shpreh ai.

Edmond Lajçi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella, është dënuar me 30 vjet burgim nga Gjykata Supreme. Lajmin e kanë konfirmuar burimet për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Lajçi ishte i akuzuar se më 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, e ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.

Kurse, ditën kritike, Lajçi kishte shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës dhe si pasojë e kësaj të shtëne është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës.

Atë ditë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte paraqitur në Stacionin Policor të Pejës, ku vetë kishte njoftuar se “e vrava gruan”.

Vrasja e Gjyljeta Ukellës: Supremja e zbut dënimin, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për Edmond Lajçin

 

lajme të ngjashme