Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferati: VV-ja s’ka nevojë me mendu për punët tona në LDK

NULL NULL
16.07.2026 16:43

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos merret me partinë e tij.

Në një deklarim për media pas mbledhjes së sotme të partisë, Ferati tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve dhe zgjidhjen e ngërçit është te partia që mori më së shumti vota në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Nuk mendoj se Vetëvendosja ka nevojë me mendu për punët tona. Ajo është partia fituese, e kryetari jonë ka deklaruar dje se i pezullon takimet me ta”, tha Ferati.

Ai tha se LDK-ja është duke zhvilluar procedurat organizative për mbajtjen e Kuvendit të partisë, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga iniciuesit e thirrjes së tij, ndërsa negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve janë pezulluar deri në zgjidhjen e çështjeve të brendshme të partisë.

Ai tha se aktualisht partia është e fokusuar në aspektet procedurale dhe organizative për mbajtjen e Kuvendit.

Sekretari i LDK-së sqaroi se Kuvendi i thirrur nuk është Kuvend zgjedhor apo garues, por një proces votëbesimi, sipas kërkesës së nënshkruesve.

“Thirrësit e Kuvendit e kanë parashtruar kërkesën për çka ata e kanë thirrur Kuvendin. Nuk është Kuvend garues, është Kuvend i votëbesimit, praktikisht. Nuk është Kuvend ku mund të shpallen kandidatura të tjera, praktikisht po flas sipas thirrjes së nënshkruesve që e kanë thirrur Kuvendin”, tha Ilir Ferati.

lajme të ngjashme