Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Nga dënimi i përjetshëm, në vendim lirues – ndodhë vetëm në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
06.04.2023 17:55
Shkelqim Pajazitaj

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt është shprehur i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës së Supreme për ta liruar nga burgu Naser Pajazitajn, i cili po akuzohej për vrasje.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se nga dënimi me burgim të përjetshëm, në një vendim lirues, sipas tij, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Për ne ka qenë shumë një vendim i papritur”.

“Nesër do të shkojmë të bisedojmë me prokurorin sepse avokat nuk kemi. Më mirë është me heq dorë krejt. Nuk e di as vetë se çfarë hapa duhet të ndërmerren. Jemi totalisht të zhgënjyer”.

“Kemi pritur të zbulohet edhe bashkëkryesi, sa për që lirohet ky as që na ka shkuar në mend. Prej ditës së sotme ka humbur besimi në institucione të Kosovës”.

Tutje, Shkëlqim Pajazitaj i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që të ndihmoj në këtë rast.

“E kisha lutur ministren e Drejtësisë që të ndërhyjë këtu se sa për drejtësinë e Kosovës nuk ka send. E kisha lutur të ndihmojë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.