Veç për 10 ditë, BBVK thyen rekorde: 800 milionë shikime në të gjitha platformat (VIDEO) NULL NULL 27.11.2025 14:53 27.11.2025 14:53 Sezoni i katërt i spektaklit madhështor, Big Brother VIP Kosova, që nga nata e parë bëri bujë të madhe. Diamanta Bajra, nga rrjetet sociale të BBVK, thotë se statistikat tregojnë që ka angazhim të madh në shikueshmërinë e këtij formati që bën për vete shqiptarët anekënd botës, transmeton Klankosova.tv. Sipas Bajrës, edicioni i katërt ka arritur shikueshmëri të lartë, qysh nga nisja e tij m ë 17 nëntor. Bajra thotë se 800 milionë shikime janë arritur në të gjitha platformat në baza ditore. “Krahasuar me edicionin të kaluar, në periudhën e njëjtë, këtë sezon, kemi 200% shikueshmëri më të lartë”, u shpreh Bajra. Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme: