Vdes trajneri i volejbollit, Jusus Bytyqi NULL NULL 31.08.2018 16:37 31.08.2018 16:37 Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë trajneri i njohur i këtij sporti, Jusuf Bytyqi. “Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka marrë lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtarit të bordit të FVK-së, Jusuf Bytyqi. Ai do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit”, thuhet në njoftimin e kësaj federate. FVK gjithashtu kujtoi edhe punën që Bytyqi bëri për volejbollin kosovar. “Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së. Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK shpreh ngushëllimet e sinçerta për familjen Bytyqi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin” Varrimi i Bytyqit do të bëhet të shtunën në ora 17:00, në varrezat e fshatit të lindjes, Mirash të Ferizajt. FVK ka pezulluar të gjitha aktivitetet për tre ditët e ardhshme në nderim të veprës së Bytyqit, transmeton Klan Kosova