Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes tragjikisht ish-basketbollisti i NBA-së

NULL NULL
02.02.2018 08:40

Ish-basketbollisti i NBA, Rasual Butler, dhe gruaja e tij, kanë vdekur pas një aksidenti në Los Angeles, në orët e hershme të së mërkures.

Makina e tyre u përplas në një zonë në Studio City.

Policia e Los Angeles tha në një deklaratë se Butler kishte qenë duke vozitur shpejtë veturën e tij, para se ta godiste një pjesë të trotuarit, tre kohëmatës parkimi,  e më pas kishte goditur një mur betoni me ç’rast edhe ishte rrokullisur.

Butler dhe Leah LaBelle Vladowski kishin vdekur në vend, tha Ed Winter nga policia e Qarkut të Los Angeles.

I draftuar nga Miami Heat më 2002, Butler kishte luajtur për tetë skuadra të NBA-së gjatë karrierës së tij 13 vjeçare.

lajme të ngjashme