Vdes Tanya Roberts NULL NULL 06.01.2021 09:33 06.01.2021 09:33 Aktorja e famshme Tanya Roberts, ka ndërruar jetë pak pasi vdekja e saj u njoftua para kohës gjatë fundjavës. 65 vjeçarja ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles. Një ditë më parë, Tanya u raportua të ishte vdekur dhe të hënën pasdite u zbulua se ishte ende gjallë, transmeton Klan Kosova. Tani, TMZ po raporton se ajo vdiq të hënën në mbrëmje dhe partneri i saj, Lance O’Brien, konfirmoi se mjekët e thirrën atë dhe ia dhanë lajmin tragjik. Tanya u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles në prag të Krishtlindjes pasi u rrëzua në shtëpi pas një shëtitje me qenin e saj.