Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro NULL NULL 14.05.2024 18:16 14.05.2024 18:16 Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena e Munrosë i solli shumë nderime, mes tyre edhe Çmimin Nobel më 2013, dhe Man Booker International Prize më 2009. Ajo ishte në moshë, dhe viteve të fundit po përballej me sëmundjen e demencës, ndërkaq u nda nga jeta këtë të hënë në shtëpinë e saj të kujdesit, në Ontario.