Vdes Ramazan Dushi nga Klina, para një jave u aksidentua afër Kragujevcit NULL NULL 07.09.2025 20:45 07.09.2025 20:45 Ramazan Dushi nga Klina ka vdekur sot në Spitalin e Kragujevcit, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra nga aksidenti që i ndodhi javën e kaluar në afërsi të këtij qyteti. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarë e të ndjerit nëpërmjet një postimi në Facebook. “Të nderuar familjar, miq dhe shoqëri, me pikëllim të madh ju njoftojmë se vëllai i jonë Ramazan Dushi pas një aksidenti javën e kaluar në afërsi të Kragujevcit nuk ka arritur të mbijetojë dhe sot me datën 07.09.2025 ka ndërruar jetë në Spitalin e Kragujevcit. Për ditën dhe kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka thënë vëllai i të ndjerit. Dushi ka jetuar dhe vepruar në Munih të Gjermanisë. /Klankosova.tv