Vdes njeriu që bashkëzbuloi strukturën e ADN-së NULL NULL 07.11.2025 21:29 07.11.2025 21:29 James D. Watson, bashkëzbuluesi i strukturës së ADN-së dhe një nga figurat kyçe të revolucionit të gjenetikës, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Watson ishte biolog i respektuar por edhe i kontestuar për deklaratat e tij raciste dhe seksiste. Zbulimi i tij në vitin 1953 së bashku me Francis Crick, çoi në revolucione të mëdha në bioteknologji dhe inxhinieri gjenetike. Pavarësisht kontributit të tij shkencor, Watson u përball me kritika për përdorimin e të dhënave të Rosalind Franklinin pa miratimin e saj. Ai vdiq këtë javë në një shtëpi kujdesi në Long Island.