Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërllukë NULL NULL 18.05.2026 18:03 18.05.2026 18:03 Ka ndërruar jetë njëri nga gjashtë personat e lënduar pas aksidentit mes tri veturave në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Sipas policisë, pas trajtimit në emergjencën e spitalit në Vushtrri, personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK. Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën, njofton Klankosova.tv. Trupi i pajetë i viktimës, mashkull i moshës 74-vjeçare, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë