Vdes një person në Hajvali të Prishtinës NULL NULL 13.06.2024 09:17 13.06.2024 09:17 Shiriti i policisë, foto ilustruese. Një person pa shenja jete është gjetur në Hajvali të Prishtinës. Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Është pranuar informata për një person pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.