Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës NULL NULL 20.05.2023 22:39 20.05.2023 22:39 Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur në Spitalin e Pejës. Sipas njoftimit të SHKK-së, i njëjti është pranuar në qendrën e paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur, përcjell Klankosova.tv. “Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992”, thuhet në njoftim. “I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar”. “Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”. “Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.