“Furia e Kuqe”, e pamëshirshme ndaj Francës- finalisti i parë i Botërorit NULL NULL 14.07.2026 22:59 14.07.2026 22:59 Foto: @HQpcrt / X Skuadra e Luis de la Fuente ka mposhtur pastër ekipin e Didier Deschamps. Ndonëse në letër, Franca nga shumëkush u konsiderua favorite e kësaj përballje, në terren doli tjetër rezultat. Mikel Oyarzabal çoi Spanjën në epërsinë 1-0 në minutën e 22-të nga pika e bardhë, duke mposhtur kështu gardianin francez, Mike Maignan. Me këtë rezultat edhe u mbyllën 45 minutat e parë. Vlen të theksohet se Franca gjatë kësaj pjese nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në portë. Në pjesën e dytë, sërish ishte Spanja ajo që e donte më shumë golin, duke e gjetur rrjetën sërish në minutën e 58-të përmes Pedro Porros. Vetëm pak minuta më vonë, Lamine Yamal shënoi për 3-0, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Franca në këtë pjesë pati momentet e veta, mirëpo asnjëherë nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare. Kështu, me rezultatin 2-0, “Furia e Kuqe” siguroi biletën për finale, ku do të presë fituesin e ballafaqimit tjetër gjysmëfinal, Argjentinë-Angli, që luhet të mërkurën.