Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet NULL NULL 28.12.2024 10:18 28.12.2024 10:18 Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte. Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në spital, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, lidhur me rastin policia ka nisur hetimet. “Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar ne spital, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.