Vdes një burrë në Malishevë, policia nis hetimet NULL NULL 22.06.2024 08:26 22.06.2024 08:26 Foto: Ilustruese Një burrë ka vdekur në Malishevë, i cili është dërguar në QKMF të vendit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Ndërkaq policia ka nisur hetimet mbi rastin, përcjell Klankosova.tv. “Nga QKMF Malishevë është njoftuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.